clear

Duke udhetuar përmes Beratit

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

eb1a580d5d58957d2510eb1fed32f83b XLNga Miranda Haxhia
Duke udhetuar permes Beratit

Sa herë flitet për Beratin, më kujtohet një rrëfim i vjetër, ku, një vashë të bukur, oh sa të bukur, e donin të gjithë djemtë e vendit. Ajo i rrefuzonte. Njëri e ndukte, tjetri i shkulte flokët, një i tretë arriti edhe ta kafshonte. Dhe i katërti, pasi hasi në kundërshtitë e vashës, hapi fjalë në fshat se ajo ishte … një e përdalë. Vitet kalonin, vasha u rrëgjua, u mbulua me thinja e rrudha, por nuk u martua dot. Kalon një student asaj ane, për do studime gjeologjie. Pas viteve, pas thinjave, pas syve të saj, ai dalloi një perri. Dhe i shkoi të atit në shtëpi e i kërkoi dorën e vashës.
‘Dëgjo mor bir, ta dish se e ka një damkë… po, të trashëgoheni…ti e di…’
Djaloshi e mori vashën. Të nesërmen e dasmës, tërë fshati, gratë, plakat, hallat e tezet, prisnin që ta kthente në shtëpinë e të atit, të turpëruar. Asgjë nuk ndodhi. Studenti ishte i lumtur. Kishte marrë një vashë, si zor se do ta gjente aq të pastër e me karakter sa në vendin e tij. Pa u mbushën me kalamaj, pa udhëtuan, pa shëtitën. E kudo ajo i mahniste të gjithë me hirin e bukurisë dhe të sjelljes.
Kjo rrëfenjë i shkon shumë Beratit.
**
E quajne xhep, e quajne qoke per koalicionet parazgjedhore. Askush nuk e merr seriozisht kete qytet xhevahiri; thene kjo per menyren se si ia servirin nje kandidat per kryetar Bashkie. PS e ka kollaj pasi ia odli me modelin ‘Nasufi’ te sillte Roshnikun ne Berat dhe vete Beratin ta shtypte me shume nga sa makineria ngjesh fiqte e Roshnikut te Fadilit.
LSI luan me karta te forta: ose pare, ose hiç.
Kurse partia Demokratike, ajo qe eshte krijuar si bartese e vleres se Individit, ende nuk e ka kuptuar strategjinë se si ta fitojë Beratin.
Beratit i vijnë zorrët në grykë nga këngët dhe sazexhinjte, nga shfaqjet dhe kllounët, nga hipokritët dhe hipokrizia, nga mashtruesit dhe nga mashtrimi. Berati kërkon atë që ia kanë mohuar të gjithë: Qytetarin e denjë dhe QYTETARINË.
Njehere i çuan një kandidat, që, kur e thëritnin për të bërë fushatë, ai ua kthente: ja, sa të mbyll edhe një lojë bilardo…’ dhe humbi PD, humbi e Djathta. Gati, nuk besohet më që Berati është në thelbin e tij më shumë demokrat, nga sa kandidatët janë të tillë.
Kujtoni, ç’njerëz dhe sa thellë në kohë e kanë nderuar qytetin. Gjejini njeriun e duhur atij thelbi sa qytetar, sa patriotik, sa të kulturuar. Te dashuruarin e zjarrte me Beratin.
Mos i ngulni hostenin e militantizmit në brinjë.
Sot Berati është më i frikshëm se kurrë, i ngjashem me qytetin e kohes se Haxhiut te Frakulles, plot me kafene e pijetore- sepse, i lënë për vite e vite në harresë, i gjymtuar me ndërtime allasoj, nuk ka më as fuqi e as dëshirë të shfaqet ashtu si e kanë imagjinuar dhe dëshiruar dhjetra e qindra njerëz, brenda dhe jashtë vendit.
Sepse Berati ka nevoje per nje beratas 40 karatësh qe ta drejtoje. Le te jete ky, qofte edhe gureskalites, por te dije ta doje vendin ku shkel kemba e tij.

KERKO

Copyright © 2024 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search