clear

NË “SHËN PJETËR” TË DARDHËS SË BERATIT, LEGJENDA E HISTORI

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

32375bb81dbc1960b11b1dc9e47df339 XL- Nga testamenti i Gjon Muzakës, te rrugët romake e lidhja me Maqedoninë!

49566321_2232137783465788_8133823045283348480_n.jpg Nga Abedin Kaja

Nuk besoj se ka një tjetër vend në Shqipëri me emrin sheshi "Shën Pjetër". Mbase sheshi "Shën Pjetër" që ndodhet në rrugën iliro- romake, rrugë që lidhte Maqedoninë me Apoloninë, i ndodhur midis fshatrave Qafë Dardhë dhe Dardhë të Beratit. Ky vend mund të jetë i dyti me të njëjtin emër, pas sheshit "Shën Pjetër" në Romë.

TESTAMENTI I GJON MUZAKËS

Në afërsi të sheshit "Shën Pjetër" ndodhen rrënojat e disa ndërtesave të hershme që flasin për një qytetërim të vjetër, qytezë. Në faqen veri- lindore të sheshit "Shën Pjetër", shtrihet një sipërfaqe pjerrtë ku gojëdhënat thonë se ndodhet një minierë floriri.

 

Në rrethinat e sheshit "Shën Pjetër", përpara se të shkonte në Napoli, në vitin 1510 ka jetuar për rreth gjashtë muaj princi Gjon Muzaka, kohë kur ndiqej nga osmanët. Gjon Muzakaj principata e të cilit shtrihej edhe në këto treva, para se të vdiste ka lënë një testament për tre fëmijët e tij ku thuhet: "Dëgjoni fëmijët e mi, në territorin e Tomoricës është një fshat i quajtur Horkova dhe është i banuar qoftë në afërsi të maleve e qoftë nga ana e lumit, dhe midis maleve dhe këtij fshati rrjedh një përrua dhe pranë këtij përroi në drejtim të malit është një damar floriri; u kam lajmëruar, është në territoret tona". Shkrimtari dhe studiuesi Ylli Polovina, në librin "Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut" shkruan se, nisur nga testamenti i Gjon Muzakajt, me urdhër të ish- KQ, posaçërisht të Ramiz Alia, në vitet ' 83- 87, për të gjetur "thesarin" Gjon Muzakës që me gjasë ndodhej në zonën rreth sheshit "Shën Pjetër", filloi puna për zbulimin e minierës së mundshme të floririt. Pas katër vite kërkimesh "… në vitin pasardhës fondi i ri nuk erdhi. Punimet e tunelit u ndërprenë. Me një urdhër nga Tirana, gjeologët u dërguan në veri të vendit. Nga Presidenti dhe këshilltarët e tij ishin gjykuar se bllokadën imperialistorevizioniste mund ta çante vetëm kromi. Ndërkohë, një vit më pas, në Shqipëri do të fillonte ndërrimi i sistemit politik. Që prej këtij çasti nuk ka asnjë lajm për mademin e floririt të princit të Beratit dhe njëherësh të Myzeqesë, të Skraparit dhe të Korçës"- shkruan Y. Polovina.thumbnail-7.jpeg

RRUGA ILIRO- ROMAKE QË LIDHTE MAQEDONINË ME APOLONINË

Kanë udhëtuar në këtë rrugë: 
Shek. III, para erës sonë mbreti Filipi V.; 
Viti 199, Konsulli romak Sulkicius; 
Viti 1336, Perandori Andronik Paliologu; 
Viti 1805, Uilliam Martin Lik i dërguar anglez pranë oborrit të Ali Pashës; 
Viti 1906, politologu Eqerem bej Vlora.

Rruga iliro- romake e shek. IV dhe III p. e. s, që lidhte Maqedoninë me Apoloninë fillon në krahë të majtë të Urës së Vodicës, "gjarpëron" në rrugën panoramike, mes lëndinave plot lule, nën flladin veror drejt shpatit, dhe nga Qafa e Leshnjes ( Bogdan 2) kalon mes pyllit me lisa në Perisnakë, tek ish- Hansarajet e dikurshëm i quajtur Hani i Perisnakës, dhe prej andej vazhdon drejt fundmalit të Tomorit me pyje pishe dhe hau, për të vazhduar në krahun e majtë të saj në zonën Tomoricë- KorçësMaqedoni, rrugë që në mesjetë do të shërbente edhe për të sjellë popullatën e kësaj ane drejt qytetit të lulëzuar në periudhën e mesjetës, Beratit. Pas mbërritjes në Berat udhëtarët shpërndaheshin drejt dy rrugëve detare Vlorë dhe Durrës, si dhe në anën jugperëndimore në drejtim të Përmetit dhe Gjirokastrës për në shtetin helen dhe vendet e tjera të orientit. Fauna e egër, bimët e shumëllojshme medicinale dhe frutat e egra, janë pasuri që natyra i ka dhuruar kësaj krahine duke i kthyer hapësirat e gjelbërta në një amfiteatër gjigant joshës e natyral me plot surpriza, për turistët dhe banorët e këtyre anëve. Këtyre anëve gjithmonë ka pasur vizitor. Ja çfarë shkruan në vitin 1670 kronikani turk Evlia Çelebiu për florën dhe faunën e kësaj zone: "Në këtë mal gjenden të gjitha llojet e barit, bimëve të dobishme dhe bimëve mjekësore. Vit për vit vijnë këtu mjekë nga Europa Perëndimore e nga Latinistani e i ngjiten malit të lartë përpjetë për të mbledhur sasi të mëdha bimësh mjekësore. Ujërat që burojnë në këtë mal dhe zbresin shpateve të tij mbajnë 11 kaza rretheqark. Në këtë mal, gjithashtu, ka shumë lloje kafshësh e insektesh, që, përndryshe, hasen vetëm në malet Bisutun, Syfan, Demavend, Sehend, Ararat, Bingjol dhe Elburz. Shkurt, ky mal i lartë është vend i mrekullueshëm për të bërë ngjitje malore e për gjah". Në Tomor gjendet edhe një bimë endemike e quajtur Zambaku i Tomorit ( Nepenthes Tomoriana).

UJËVARA E DARDHËS

thumbnail-5.jpeg

Ujëvara e Dardhës është një tjetër mrekulli e natyrës që buron përfund malit të Tomorit. Nga vendasit ajo quhet "Çurugjet e Dardhës". Kjo ujëvarë u ka shërbyer banorëve të zonës për shlodhje dhe ujitjen e bimëve bujqësore. Sipër ujëvarës ndodhen gjurmët e një kullë vrojtimi që vendasit e quajnë "kula" si dhe mbetje të qeramikës, çka tregon për një vendbanim të hershëm ilir. Edhe pse ujvara rrjedh nga një shkëmb që ndodhet në lagjen Beckë ( Bezge, vend me bezga) të fshatit Dardhë, dhe më andej kalon në fshatin Sotirë të Gramshit, për mungesë të rrugës automobilistike, hyrja bëhet nga fshati Sotirë, çka i ngatërron shumë vizitor që shpesh herë, në vend të emërtimit Ujvara e Dardhës e quajnë Ujvara e Sotirës.

KALAJA E TOMORIT DHE RRUGA ILIRO- ROMAKE

thumbnail-1.jpeg

      Kjo rrugë është ndërtuar në periudhën ilire dhe në periudhën e hershme romake. Sipas prof. Neritan Ceka ( me të cilin kam udhëtuar në rrugën iliro- romake, tetor 2007), ka të dhëna të sigurta se kjo rrugë u përdor në shek. III para erës sonë kur mbreti Filipi V, erdhi dhe sulmoi Apolloninë dhe u tërhoq nëpër këtë rrugë kur u thye përpara Apollonisë nga apollonasit dhe romakët, pra Filipi V, u tërhoq nëpër këtë rrugë. Më vonë një konsull romak i quajtur Sulkicius në vitin 199 i nisur nga Apollonia kaloi nga kjo rrugë dhe arriti në Maqedoni, por pastaj më vonë romakët e ndërruan drejtimin dhe zgjodhën rrugën e Shkumbinit, rrugën Egnatia, e cila u bë rrugë kryesore dhe rruga për të cilën po flasim u gjallërua pastaj veçanërisht në shekujt e mesjetës, u ringjall në shek. VI, kur duket që kalaja e Tomorit u rindërtua pasi në fillim kishte qenë ndërtuar në shek. IV- III p. e. s. për të mbrojtur rrugën ilire dhe pastaj në shek. IX, kur u përdor nga bullgarët të cilët pushtuan zonën e Korçës dhe Beratit, pra në këtë periudhë kohë rifortifikuan kalanë e Tomorit, siç del edhe nga burimet historike. Në kryengritjen e vitit 1336 e cila ishte kryengritja e arbërve, pra e shqiptarëve që identifikohen si popullsi homogjene, pushteti bizantin e rimori këtë zonë dhe pasi kishin pushtuar kalanë e Skraparit pushtuan dhe kalanë e Tomorit. Perandori Andronik Paliologu vjen me ndihmën e mercenarëve turq, pushton Skraparin, Tomorin dhe Beratin dhe ky është rasti i vetëm që kalaja e Tomorit përmendet në histori.

ÇEZMA E TARIKOS

Edhe "Çezma e Tarikos" me ujin e ftohtë akull që buronte nga zemra e malit të Tomorit, ndodhet ndanë rrugës iliro- romake, në fshatin Qafë Dardhë, një nga fshatrat e përfshirë në projektin "100 fshatrat" turistik.

thumbnail.jpegthumbnail-4.jpeg
Kjo çezmë e ndërtuar rreth vitit 1923, nga një nënë që kishte patur një djalë të vetëm, por që ia kishte vrarë hasmi. Në kujtim të djalit të saj të vrarë, plaka e mbetur e vetme, me të hollat që kishte kursyer ndërtoi një çezmë, në pllakën e të cilës është shkruar:
"Ju udhetar që këtej kaloni/ Pini ujë dhe uroni/ Tarikon ta kujtoni/ Tariko e ëma e Demirit/
Vrarë nga dora e qafirit!

HANI I PERISNAKËS

Në këtë han ose karvansaraj ndaleshin udhëtarët gjatë rrugës. Hani shërbente si bujtinë për këta udhëtarë. Ky han kishte jo vetëm hauret ku vendoseshin kafshët por edhe restorante dhe hotele të asaj kohe, ndaj edhe quhej karvansaraj. Aty kalonin natën tregtarët e shumtë nga qytetet jugore që udhëtonin për në Berat, për t'u shpërndarë më pas në dy rrugët detare të perëndimit, Vlorë dhe Durrës si dhe në përmjet Përmetit dhe Gjirokastrës në drejtim të shtetit Helen, apo vende të tjera të lindjes, më të cilët këta udhëtar bënin tregti. Hani do ta bënte të njohur Perisnakën në të gjithë vendin me fjalët "nuk jemi te hani i Perisnakës", pasi tregtia që bëhej në këtë han dhe grumbullimet e shumta do ta kthenin atë në një qendër të zhurmshme tregtare. Hani i vetmi në këtë pjesë të rrugës iliro- romake, ka shërbyer si vend transiti, por edhe shkëmbimesh tregtare për banorët e zonës së Korçës, Beratit, Gjirokastrës dhe Përmetit. Ka qenë pikërisht ky han që diktoi njohjen e banorëve të fshatit Perisnakë me ata të zonën e Korçës, Kolonjës, Përmetit dhe të Tomoricës. Banorët e këtyre zonave që prej qindra vjetësh ishin hanxhinj në hanin e Perisnakës, me qëllim kalimin e natës në kushtet e shtëpisë, lidhën miqësi dhe bënë krushqi me perisnakallinjtë. Thuajse të gjithë djemtë e Perisnakës martoheshin me vajzat e këtyre zonave, traditë që vazhdon deri në ditët e sotme. Fare pranë hanit, në vendin e quajtur "Qivuri i Perisnakës, ndodhet një varrezë e shek. III p. e. s, dëshmi e jetës përgjatë rrugës antike.

thumbnail-2.jpeg

- TOMORI është quajtur mal mbretëror, mali legjendë, ai është quajtur edhe baba, "baba Tomori". Nuk ka tjetër mal në botë që të quhet baba, ndaj edhe është konsideruar si mali mbretëror që bashkon shqiptarët pa dallim feje, krahaine apo ideje. Ndërsa botanisti italian, prof. Antonio Baldacci që vizitoi në vitin 1892 këto mrekulli të natyrës shkruante: "... lamtumirë Berat, o qytet i bardhë, lamtumirë o Tomor i përjetshëm e krenar", vizitorët e vendas e të huaj të këtyre mrekullive thonë se në këtë zonë të do të gjeni gjithçka që dëshironin, ndaj nuk do t'i shpëtoni dot tundimit për t'u kthyer sërish në bukuritë e krahinës, ulur në prehrin e malit mbretëror të shqiptarëve.

Nga Abedin Kaja

KERKO

Copyright © 2024 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search