clear

Tregimi vizaton jeten, nga Enrique Vila-Matas

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 
2b0c8ff8d2f2f7797b155f76f0fc2677 XLPat shkruar Servantesi, se frika ka 100 pale sy. Shpesh mendoj se nga njeri prej tyre pat lindur tregimi modern. “Ne fillim qe frika” ka shkruar Kortasari duke folur per Edgar Allan Poe-n, themeluesin e tregimit te sotem. Dihet tashme se Poe kishte frike nga erresira dhe u zhyt ne batakun e alkoolit per te luftuar hijet e frikes dhe se,tamam nga terri i nates,mu nga belbezimi i tmerrit linden histori qe te lene pa gjume si, Zemra rrefimtare,apo Varrimi i parakohshem.

 

Shpesh them me vete se tregimi modern ka lindur nga njeri prej syve te frikes,dhe edhe nga deshira per te qene ne lartesine e atyre endrrave te persosjes dhe te perpikmerise, gje qe do te shpjegonte se perse Poe perpiqej qe disa nga tregimet e tij te funksiononin si mekanizma te persosur te nje ore. Poe donte ti ngjante atij Zoti qe nuk besonte ne Zot, nje personazhi te kendshem te Edgar Neville, nje Zoti me disa mani persosmerie qe eshte Zot sepse e ka vendosur ai dhe sepse “dikush, gjithesesi duhet te jete Zot.”

Por, sic dihet, te gjithe ne deshtojme ne perpjekjen per te qene ne lartesine e endrrave tona te persosjes. Kjo tregon padyshim se sa eshte deshtimi nje kusht pozitiv per artistin, sepse ne kete menyre ai e sheh veten te shtrenguar te mos dorezohet, te mos pushoje se punuari.

Dhe eshte shume kurioze kjo: artisti lufton per te qene Zot dhe per vepren e perkryer, dhe ne rast se ia arrin, kjo do te sillte vetem shfaqjen e castit perfundimtar,apo vete vdekjen.

“Nese nje dite do te pikturoj nje tablo te persosur, do te vdes qe ne ate cast” ka thene Dali. Dhe Folkneri eshte shprehur pothuaj me te njejtat fjale: Ne qofte se nje artist ia arrin te ngjitet ne lartesine e endrres se tij te persosjes, nuk i mbetet tjeter vecse te prese koken e vete.”

Dhe ka shtuar, me fjale qe kane bere xhiron e botes letrare: “ Jam nje poet i deshtuar. Ndoshta cdo romancier kalon nje cast fillestar kur do te shkruaje poezi, pastaj zbulon se nuk eshte i afte, dhe atehere provon me tregime, qe pas poezive jane lloji me i veshtire. Vetem atehere kur ka deshtuar dhe keshtu, fillon te shkruaje romane.”

Gjendemi tashme ne lartesira te medha, ne ate trekendesh thelbesor te perbere nga vdekja, poezia dhe tregimi. Pjesa qe mbetet eshte letersi , letersi qe udheton – sic thoshte Folkneri- ne vagona te klasit te dyte. Eshte dhe dikush qe ka arritur te thote se vetem vdekja e kalon poezine.Sigurisht i mungonte sensi i humorizmit, te cilin e kishte me bollek Nikollaj Berdjaevi kur thoshte se , per te qene i vdekur, per fat te keq duhet te vdesesh me te vertete.Duhet t’i nenshtrohemi idese se do te kete gjithnje kokekrisur qe do te kerkojne te ngrihen me siper lartesive te prekura nga poesia, se kur eshte vertet poezi, ajo anon nga perpikmeria.

Poetika e perpikmerise udheton nga poezia tek tregimi, eshte nje linje aristokratike qe mund ta ndjekim duke u ngjitur nga Mallarmé tek poeti Bodelaire dhe nga ky tek tregimtari Poe.

Midis poezise dhe tregimit ka paralelizma te dukshem; rrjedhin qe te dy nga tradita gojore dhe jane te shkurter, pervec faktit qe, sipas ketyre karakteristikave, duhet ti permbahen kerkeses per te qene domethenes dhe te perqendrojne brenda tyre asgje tjeter vecse gjithe jeten,domethene, thjesht duhet te jene shkruar shume mire, sepse perndryshe qofte nje poezi e keqe, qofte nje tregim i keq dalin te kote, bosh, dhe te mjere.

 

Tregimi, kjo forme letrare kaq kerkuese pranon grada dendesie pothuaj poetike—gje qe nuk e pranon aspak proza rrefimtare e romanit—dhe megjithate nuk eshte pothuaj kurre nje poezi, sepse ruan nje ritem te tijin thelbesisht rrefimtar.Nje poezi te Pesoa-s e kam lexuar sikur te ishte nje tregim,mbase prej faktit se kemi gjithmone nevoje qe te kete perjashtime nga rregulli.

 

Po a ka rregulla? E cfare eshte me te vertete nje tregim?Te gjithe -- thote Javier Cercas—e dine se c’eshte nje tregim, por pershtypja eshte se askush nuk e di shume mire se c’eshte me te vertete.

 

E ndaj me Cercas-in pershtypjen se nuk kam lexuar kurre nje percaktim mbi tregimin qe te permbaje ne menyre te kenaqshme labirinthin e shumllojshmerise, te sfumaturave, formave dhe kushteve qe nenkupton kjo fjale.Eshte tamam kjo, njera nga vlerat e tregimit modern, dhe ndoshta ajo qe e ben dhe me terheqes. Menjehere pas shfaqjes se tregimeve te Poe-s pati nje faze te pazakonte rebelimi te vazhdueshem kunder cdo lloj dogme qe mund ti aplikohej ketij lloji, dhe qe atehere ndryshimet pasuan pa pushim—per kete arsye eshte aq i gjalle tregimi—dhe qe atehere nuk ka pushuar se qeni nje levizje e madhe; eshte nje histori—historia e dalldisur e tregimit modern—qe na kujton se cfare i ndodh nje tregimtari kur nis te shkruaje nje tregim dhe qe Heminway e ka shpjeguar shume mire kur thote se nganjehere ndertohet historia e tregimit dora- dores qe ti shkruan, qe eshte pak sikur te thuash se rruga behet duke ecur: “Gjithcka ndryshon dora-dores qe ti shkruan. Eshte kjo qe e jep levizjen, qe perben tregimin. Nganjehere levizja eshte aq e ngadalte sa duket sikur nuk ecet perpara,por ka gjithmone ndryshim,ka gjithmone levizje.”

Tek “ Njeqind vjet tregime” Jose Maria Merino na flet per ndryshime dhe levizje dhe per faktin narrativ, ate fenomen qe i lejon nje teksti te behet tregim, sepse pershkohet nga nje levizje e brendeshme, nje ndryshim dramatik, nje permbysje e afte ti jape transhendence absolute lendes konkrete qe trajtohet, dhe qe e shnderron nje situate te dhene fillestare,apo e lejon te kuptohet ne menyre dinamike,duke e pajisur me nje kuptim special.”

Ndryshime dhe levizje verifikohen ne jete dhe ne tregimet me te mira, qe jane ata qe vizatojne jeten ne menyre qe ajo, ashtu si ne tregimet me te mira, te duket sikur gelon ne forme te menjehershme apo te befte, duke u rrembyer nga ai “ qarkullim mirefilli i cmendur” qe ravijezon dramen e ekzistences ne fund te me te paharrueshmit dhe me te tmerrshmit tregim te Kafkes, Denimi. Eshte ai qarkullim mirefilli i cmendur, me ndryshime te vazhdueshme dhe levizje, qe percakton faktin se askush nuk e di me te vertete se c’eshte jeta, dhe akoma me pak se cfare mund te jete nje tregim, gjithmone duke mos nenkuptuar se jeta eshte nje tregim.

Eshte thene gjithcka mbi tregimin, per mos te folur per jeten; disa gjera—sic eshte logjike— me pak fatkeqe se te tjerat, edhe pse sic thoshte Wallace Stevens, e verteta s’ka shume rendesi.Ne cdo rast, mes frazave me te goditura me kujtohet njera ku thuhet se nje tregim eshte si ajo poezia e Shelley-t ne te cilen imitohet rrufeja e shkurter dhe e shndritshme qe tallet me naten.Mes atyre me fatkeqe, njera ku thuhej se tregimi eshte si nje fluturim zogjsh midis dy fushave te ndara nga nje gardh, ne krahasim me fluturimin e patave nga ishulli i Terranoves ne Florida.Absurdi i kesaj meseleje eshte se te dyja frazat i ka thene i njejti njeri,tregimtari Arturo Vivante.

Ne pergjigje te pyetjes se disa gazetareve venezuelane, Cela thote se ndryshimi midis romanit dhe tregimit eshte vetem ne permasat e njerit dhe te tjetrit:”Nje roman eshte rritur dhe nje tregim jo.”

     Preferoj ta harroj nje koment kaq te holle dhe te kujtoj Ana Maria Matute, qe thote se tregimi eshte nje endacak,dhe se mbi kete perfytyrim ka ngritur nje nga tregimet me te bukur te letersise spanjolle. Per Kortasar-in tregimi eshte si nje lloj hapje perrallore e asaj qe eshte e vogel drejt asaj qe eshte e madhe, qe do te thote se ngasja e qenies njerezore per tu interesuar per detajet e ka cuar ate te beje gjera te medha. Ka nga ata qe e shohin tregimin si nje vije te drejte qe ndrepritet pa paralajmerim—ne ate drejtim do te shkonin per shembull tregimet shembullore te Dublinasit e Xhojsit—dhe ka nga ata vec, qe besojne se tregimi duhet te jete rrethor, gati i mbyllur, stil Poe.

     Ka qe mendojne—dhe une jam nje nga keta—se ne kohe makthesh si keto qe na ka rene ne hise te jetojme, te gjithe kemi nevoje per genjeshtra dhe qe romani eshte nje vend i mire per t’i mbledhur, ndersa tregimi eshte nje lloj fleshi me nje lidhje kurioze dhe te cudicme me realitetin.

Sepse tregimit i nenshtrohet nje deshire per te thene te verteten qe largohet qofte nga disa artefice letrare qofte nga cfaredolloj dispozitivi romancesk.Tregimet jane si disa kenge te lehta qe thone te verteten.Tregimi me i mire qe kam lexuar ne jeten time eshte ndoshta “Luvina” i Juan Rulfo-s, nje udhetim mu ne qender te vete trishtimit, nje inkursion ne fshatin ku ditet jane te ftohta po aq sa netet dhe vesa ngurtesohet ne qiell para se te bjerre mbi toke. Luvina eshte nje vend ku struket trishtimi,ku s’ka nje peme dhe asgje te gjelber sa per te shplodhur syte,gjithcka e mbeshtjelle nga nje mjergull e turbullt.Meqe permenda tregimin tim te preferuar, do te duhet te shtoj ndonje titull me shume: Macja ne shi, i Hemingway-t,Nje dite e perkryer per peshqit-banane,i Salinger-it, Te vdekurit, i Xhojs-it,Alef,i Borges-it,Ionic, i Cehov-it, dhe Denimi, i Kafkes.

 

 

S’kam asgje kunder romaneve, por tregimi,duke u gjendur ne lartesira te medha dhe duke qene kusheri me te verteten,i perket tradites se rrezikut ne perpjekjen e tij gjithmone te levizshme per te vizatuar shkurtimisht jeten e shkurter.Nuk kam asgje kunder romaneve,por eshte mire te thuhet qarte se sic thote Merino, vetem kush lexon tregime dhe poezi pervec romaneve eshte me te vertete nje lexues i mire letrar.

         Askujt nuk ia rekomandoj te teorizoje teper mbi tregimin.Proven e faktit qe eshte e pakeshillueshme e gjejme ne bezdine qe kane tregimtaret kur i kerkojne te pershkruajne poetiken e tregimit.Deklarata e poetikes me bindese qe kam lexuar ndonjehere eshte ajo e Tobias Wolff, qe,pyetjes se cili ishte vizioni i tij mbi tregimin iu pergjigj duke kujtuar se njehere kur shkonte per ne Washington: ishte ne udhetim prej dy ditesh dhe ishte shume i lodhur,dhe ne krah te tij ishte ulur nje grua, nje gjermane me nje bilete qe kush e di ku shkonte qe nuk pushonte kurre se foluri.Ai mezi kuptonte cfare thoshte gjermania, por kur kapte dicka, kuptonte se ishte e cmendur. Ajo me ne fund pushoi pak kur arriten ne Richmond,tashme ishte nate vone.Autobuzi shkonte per ne stacion duke kaluar neper rruge te zymta dhe , kur arriti ne kthese, atje nen driten e nje llampe, pane nje burre te bardhe bashke me nje te zeze.Ajo mbante nje fustan te verdhe dhe ne krahe nje bebe,ndersa ai kishte koken te perkulur prapa dhe qeshte. Neper kembet e tyre kishte xhama te thyer.Wolff-i kuptoi se dicka po ndodhte,gje qe e beri te ngrihej per te pare me mire: “C’eshte gjithe kjo? C’po ndodh ketu? Jam i lodhur, autobusi po merr shpejtesi dhe kjo e cmendura ketu ne krah eshte gati ta leshoje perseri gjuhen.”

 

           Cfare eshte e gjithe kjo? C’po ndodh ketu? Asgje,eshte nje tregim.

Mbase vetem me nje tjeter tregim mund te shpjegohet cfare eshte nje tregim.Tregimi provon dyshimin se me e pakta eshte me shume.Tregimet me magjepes jane ata ku gjeja me e rendesishme nuk tregohet, ne menyre qe ta lejoje lexuesin te shkruaje ai vete nje tregim te tijin.

Nje tip tregimi po aq magjepes eshte ai i ndertuar per te nxjerre artificialisht dicka te fshehte, dhe qe riprodhon kerkimin e perseritur te nje eksperience unike qe na lejon te dallojme, nen siperfaqen e veshur te jetes,nje te vertete te fshehte. “Vizionin castesor qe na ben te zbulojme te panjohuren, jo ne nje toke te larget te paeksploruar, por ne vete zemren e asaj qe eshte e drejtperdrejte” thoshte Rimbaud.

 

 

 

KERKO

Copyright © 2024 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search