clear

Poezi nga Roland Musta

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

 download

Poezi nga Roland Musta

 

ILUZION

Afer jemi dhe,kaq larg
S'te shoh nje te diel,
Pse me le te flas percart
Dhe diten per diell.

Afer jemi dhe, kaq larg
C'do te ishim ndryshe,
Shigjete qe s'njohu hark,
Qiell pa dallendyshe!

Afer jemi dhe,kaq larg
Si hapat nga pragu,
Po ti vjen,me hyn ne shtrat
Mjegullash sperkatur...

 

VALEZE

Sa mire qe nuk u zume.
Sa mire,te dua ende.
Je si valeza ne lume
Gjithhere me merr me vete.

Sa mire qe nuk u zume.
Sa mire qe,me do ende.
C'te kerkoj nga ty me shume,
C't'i marr tjeter kesaj Jete!?..

Tirane,maj 2019

 

SHPIRT

Shpirt, me thote
mua,
Shpirt dhe 
Fiqiriut.
Dhe burrit
cehreftua,
Shpirt,i thote
te ziut.

Shpirt,me pergjerohet.
Shpirt, i them dhe une.
Shpirt, kur menjanohet:
Shpirt,me pret nje pune!?..

Ike pa medyshje
Koken mos e kthe,
Po te beje ndryshe,
C'do ishim mbi dhe!?..

...Shpirt,te dua fort,
Fort dhe Fiqiriun,
Duket,s'ndjehet plot
Ne nje shpirt, 
njeriu!..

 

LAS VEGAS

Las Vegas
naten 
te cmend.
Dhe diten,
endesh gjysmak,
Reklamat thurin 
argjend,
Zverdh si hoje
Hotel Trump !

Ne Las Vegas
prek gjithcka.
Dhe,gjithcka
mundet ta kesh,
Dhe nje nene
e baba,
Ngjallen po, 
mirazh i ndesh...

Las Vegas,6 janar 2019

 

REFREN

Dashuria eshte vec nje stine.
Po ne cdo kohe e moshe ngjan.
Dhe kur humb,si buf,
pa fjale rrime
Dhe ne shpirt
dritheron nje fidan...

...Dashuria s'eshte thjesht nje stine,
Enderrtar ne qiej
te con.
Pak kujdes se,
shperthen si mine,
Po s'te vrau,
nje plage
te shton!..

 

MOS

Mos,kaq e mire 
me mua.
(Kaq e mire dhe,
kaq befasisht !..)
Se une vdes kur, dike  
e dua,
Dhe ngjallem kur,
ajo me braktis!..

 

HAPA NE MUZG

Hapampakur e renduar
Kotsekoti udhen marr
Kalldremit luspalemuar,
Ia njoh gurin ne damar.

...Hapat drejt muzgut afruar
Cfare kerkoj e dot s'e marr,
Kalldremit guremunguar
Vende - vende
porsi varr!?..

 

PRELUD

Ajo i mbylli heshtas
perdet.
U zhvesh sikur,
s'isha aty.
Dhe tha perhumbur
ne vetvete
Puth,po mos bej 
dashuri!?..

Ajo zhvishej
pa u ndjere.
Hoqi gjithsa kish
mbi trup,
Ah,tha, syzat
kete here,
Do t'i thyej,
do t'i zhduk!..

...I mbylli perdet
magjishem
Zepakur tha,hajde,
c' pret.
Pezull koha,
castet drithshem
Dhe humba, mbi
nje planet!..

10cbb7a053bee3dda6cf0167ccea9788 XL

KERKO

Copyright © 2024 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search