Mollosi, qeni ynë autokton i trojeve ilirike
Sot po bëhet e modës që të shkruajnë artikuj dhe sajojnë histori me pedigri të reme historike shumëkush e për gjithçka. Një nga arsyet që më shtyu të shkruaj ,ishte një shkrim që lexova për historikun e një qeni kosovar teë quajtur "Deltari Ilir".
E theksoj kosovar, pasi është një krijesë propagandistike e qarqeve cinofile të Kosovos. Edhe natyrisht autori i shkrimit të radhës është një kosovar.
Do të ndaloja pak tek emërtimi Kosovo edhe banues i Kosovos, dmth kosovar. Kosovo është njeë territor i banuar kryesisht nga banorë shqipfolës që masivisht identifikoheshin në të shkuarën me emeërtimin shqiptar. Të paktën deri para krijimit të Republikës së Kosovos. Se fundmi duke filluar pas luftës e deri më tash, banorët që jetojnë atje po vetëquhen edhe vetëidentifikohen me emërtimin kosovar. Kryesisht shqipfolësit e Kosovos, pasi banorët sllavofonë të saj dmth serbët, megjithëse emërtimi Kosovo është sërbisht, nuk e quajnë veten kosovar por sërb.
Në kuadër të krijimit të një identiteti kosovar, shumë gjëra përfshirë deri edhe fonetikën edhe deri tek zogjtë e pulat po i kosovarizojnë. Duke abuzuar paturpërisht me propaganda të shfrenuara edhe alibi historike të vjedhura apo të sajuara, ky zell i madh kosovarist po abuzon paturpërisht në kurriz të vendeve fqinjë si Shqipëria dhe Sërbia.
Krijimi i alibisë me stil manipulist i mitit ilir për cdo gjë që frymëzon neë territorin e Kosovos. E kjo po ndodh në sytë e gjithkujt edhe pse brezat më të vjetër (shqiptare), janë ende gjallë.
Kryesisht banorët e Kosovos kanë një etnokulturë apo traditë të ndikuar shumë nga sllavët dhe Turqit.
Kjo vlen edhe për gjëneë e gjalle që kultivojnë të paktën në këto kohë kosovarët.
Pëllumbi Lartfluturues Sërb (srbski visocoletac) që kultivohet masivisht në Kosovo, po tentohet te quhet "Pëllumbi Ilir", edhe një "vlerë e vjedhur nga sllavët" (Në fakt është pëllumbi Iraniko-Kaukazik që prunë sërbët kur erdhen këtyre anëve)
Pulat turkosllave(boshnjake) po quhen si pulat "autoktone" të Kosovos.
Njëkohësisht edhe disa lloje të tjera shpendësh (pëllumba kryesisht) të cilët janë raca sllavike apo turke.
Por manipulimi më i madh është tek qentë e krijuar nga ish-Jugosllavia (sharplaninaci), të cilëve u ndërruan emrin edhe i quajtën paturpërisht "Deltari Ilir" nga emërtimi sllav "Ilirski Ovcarska", që në qoftë se do ta shqipëronim emërtimin "Ilirski Ovcarka" do të dilte "Delexhiu Ilir", të cilin e paraqesin si vazhdues të drejtpërdrejtë të Molosit të Epirit, ose siç njihet ndryshe Albanian Dog ose Qen Vendi. Dhe ata shkojnë edhe më larg duke shkruar në standardin e D.I që edhe Albania është vend i origjinës së tij për shkaqe të tjera që do ti them më poshtë.
Ky krim dhe ky manipulim është kryer në sytë e të gjithë shqipfolësve të Kosovos edhe me mbështetjen e shqipfolësve të Maqedonisë. Pra, bashkëpunëtor në krim janë edhe shqiptarët e këtyre trevave, që u besuan gënjeshtrave dhe manipulimeve, dhe përkrahen mashtruesit. Dhe jo vetem kaq, por edhe vazhdojnë t'i përkrahin ende. Natyrisht duke pasur edhe ndonjë shërbëtor të tyre në Republikën e Shqipërisë. Kjo e fundit megjithëse nuk e njeh fare, as zyrtarisht edhe as historikisht apo praktikisht (nuk e ka kultivuar kurrë) deltarin ilir, ishte e rëndësishme pasi u shërbente grupit nismëtar që kishin programuar këtë rrenë e manipulim të madh për t'u paraqitur në arenën ndërkombëtare. Pasi shteti i Kosovos nuk e ka atë të drejtë për shkak të statusit administrativ dhe politik që ka aktualisht.
Baza historike themeltare për D.I merret krahina e Sharrit në verilindje të tokave shqiptare.
Në fakt krahina e Sharrit ishte baza kryesore ku u ngrit qeni Sharplanic (deltari ilir) nga cinofilët jugosllavë që në vitet 50' të shekullit të kaluar. Natyrisht u ngrit si bazë prej tyre edhe u furnizua me qenë nga Karpati dhe Kaukazi, për të përligjur punën seleksionuese dhe standardeve të cinofilëve sllave. Cdo gjë u bë sipas shijeve dhe programeve të tyre duke bërë një krim etno-ekologjik me eleminimin (shfarrosjen masive) e qenve të Albanëve që jetonin në ato anë e që ishin shumica. Krahina e Sharrit është banuar nga disa etni në kohë të ndryshme. Albanët, (ose siç njiheshin ndryshe Epiriotët), sllavobullgarët, Vllehokarpatët, dhe nga fiset Jyryke turkmene. Por në fakt të gjitha këto popullsi të sipërpërmendura përveç Albanëve, ishin popullsi turkmene të stepave të EuroAzisë. Popujt lëviznin e bashkë me ta edhe etnokultura e tyre edhe gjeëja e gjallë që kultivonin.
Gjithmonë sipas edhe dëshmive të banorëve Albanë (vendas) të atyre viseve ka pasur dallim mes qenve autoktonë dhe qenve të huaj (Karpato-Bullgaro-Jyryk). Edhe fotot e vjetra arkivore e dëshmojnë qartë këtë ndryshim.
Sipas çdo dëshmie dhe realietit që jetojmë vetë në ato anë nuk ka ngelur sikur edhe një gjysmë qeni autokton. Qenë që të jenë të ngjashëm me pjesën tjetër të Albanisë.
Ata ekzemplarë të qenve të Albanëve, që ngelen nga gjenocidi i cinofilëve sllavë, u shfarrosën nga genocidi i cinofilëve kosovarë me propagandat e gënjeshtrat e tyre. Ky është fakt!!!!
Na pelqën ne apo nuk na pëlqen.
Qeni që kultivohet sot në trevat e Kosovos apo Maqedonisë është qen i ri me origjina që përmenda më sipër e nuk ka asnjë lidhje historike apo gjeneto/morfologjike me qentë Albanë apo Ilirë. Këta të fundit trashëgohen fuqishëm në zonën e Shqipërisë Qendrore, kryesisht në krahineën e Tomorit, ku për fatin tonë të mirë po punohet të shpëtohen ata pak ekzemplarë që kanë mbijetuar e të rikthehen qentë e vjetër tipikë Albanian Dog (Qen Vendi) apo siç njihet nga historianë më të lashtë dhe me lidhje të drejtëpërdrejtë gjeneto/morfologjike me qentë Mollos të Epirit (Albanisë). Kjo falë kultivuesve fanatikë për origjinalitetin e Qenit Ilir ose Qenit të Vendit siç njihet rëndom nga banorët auotoktonë të Epirit (Albanisë). Qen i cili ndryshon nga të gjithë qentë e rajonit që nga Rumania deri në Greqi, Bullgari e ish-Jugosllavi të cilët pak a shumë i përkasin të njëjtës origjinë. D.m.th janë qenë të banorëve të ardhur nga stepat e EuroAzisë.
Pra, aktualisht në Kosovo apo në anën e Maqedonisë, shumë kultivues, duke menduar se po kultivojnë një Qen Autokton, në fakt rritin qen të origjinës së qartë sllavo-vlleho-karpatike e kaukazike.
Albanian dog, Mollosi i Epirit.
Në foto: Këlyshë të racës autoktone Albanian Dog, Mollosit të Epirit (Albanese), në qendrën e rritjes dhe të studimit të racës në Petrelë, apo Albanopolin e dikurshëm.
Ed. L.