clear

Vila Hemingway, La Habana de Cuba

Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

774ce6b80ba4b8524484e608bb0e9318 XLNga Thoma Jance

 U struka në sedilen e mbrapme të  një fiati te vjetër te vitit 1974. Dyert dhe xhamat mund t’i hapte vetëm taksisti, nje kuban i madh që na quante gjithmone “amigo”.

“Sot, fiesta, do te coj tek Hemingway”,-përsëriste shpesh. Një ditë me parë kisha qënë në Kongresin e Poezise botërore në Havana ku pashë  shume shkrimtarë të gjallë. Aty takova edhe shume shkrimtarë të vdekur. Hemingway-n doja ta takoja ndryshe, në shtëpinë e tij. Dilnim nga rrugët periferike të Havanës nën një zagushi mbytëse. Isha i topitur pas një natë sorollatjeje nëpër Habana Vieja. Pasi kishim pirë birrën më të mirë artizanale që kisha provuar në jetën time shëtisnim lokaleve tipike. Shpesh herë na u desh të refuzonim me delikatesë prostitutat që kërkonin shoqëri. U thoshim se ishim priftërinj nga Europa. Havana është një udhëkryq midis botës së vjetër dhe botës së re. Një përzierje racash ekzaltuese. Femra aty është një shpërthim sensualiteti tipik i Karaibeve me tiparet  e ardhura nga të gjitha drejtimet gjeografike. Në semaforët e qytetit kishte gjithmonë një cift policësh me moto që ngjanin si balerinë. E qeshura ishte shenjë e relaksit dhe mirësjelljes, serioziteti dhe fytyrat e ngrysura shenjë impenjimi dhe detyre.

    KUBA te pret keshtu: dekadente dhe shume e bukur, si nje yll kinemaje, tashme e plakur, por qe ti ia dallon joshjen midis rrudhave dhe syve ende te gjallë.

Revolucioni, ai i verteti, ketu eshte nje buzeqeshje e shndritshme nga nje ballkon i ndonje pallati te rrenuar, nje rumba, e befte, ne zemer te Havanes se vjeter, eshte zeri i nje gruaje te vjeter qe kendon e shpenguar, pavaresisht gjithckaje perreth.

Kuba eshte nje overdose ngjyrash, ngjyrat e detit karaibik, e gjelberta brilante e plantacioneve te duhanit, e kuqja e tokes, ngjyrat e zbardhura nga dielli dhe nga uraganet, e pallateve, qe njehere e nje kohe ishin seli takimesh te zoterve te pasur te mafias, sot te kurorezuar nga rradhe nderresash e te brendshme te nderuara.

Mbase nuk eshte e drejte ta shohesh kaq te mrekullueshme dekadencen, kur nuk je ti qe e jeton, por ketu eshte ndryshe. Kubanet jane nje popull krenar, kryelarte, dhe per asnje cast nuk pata ndjesine e meshires: veshtrimi i tyre, deshira e tyre per te jetuar nuk mund vec te ngjallin admirim.

Kuba eshte nje dhimbje, qe ta ushqen kultura, poezia, dashuria dhe ta thellon nje rum i mire dhe nje cigare qe te kujton aromen e mjaltit.

Kuba nuk eshte vetem Havana, Kuba eshte 1250 km histori dhe plazhe te egra, kulture, qytete te gjalla, me sheshe qe u ngjajne pikturave.

Harroje ketu nxitimin tone, koha ketu ndalet dhe ecen pertueshem. Merr nje makine dhe shko ne drejtime te ndryshme. Trinidad, per shembull, me rruginat e tij te sperdredhura dhe kuajt ne perendim do te te lene pa frymë nga mahnitja, apo Santa Clara, Santiago, Baracoa paradiziake. Në secilin nga këto vende do të takosh ndonje qe do te tregoje ndonje histori: disa do te flasin per Kuben si per nje ishull te mrekullueshem, disa te tjere per deshiren per t'ja mbathur nga ketu pergjithmone.

 Këtu jeton poezi.

Kuba është një udhetim, në kuptimin më metaforik të fjalës, është nje marramendje prej ishulli, që kur mbaron të jep një ndjesi të cuditshme: nuk e ke fort të qartë në mendje cfare ke bërë, por di që do ta bëje prape, menjëherë.

 Dalja nga qyteti ishte një befasi e këndshme. Fusha dhë valëzime terreni që s’mund të quheshin kodra, te joshnin me kontrastin e blertë ndaj të kuqes së tokës.  Ecim për në Finca Vigia, vila e Hemingway-t nga 1939-1961. Në të majtë ishtë oqeani, që pas barrierës koraline të bardhë  me ujin ngjyrë turkeze, dukej i errët. Thellë në horizont Key West, Florida. Ndalëm diku në një  hacienda. Kërkuam të na servirnin lëng mangoje. Për mua, pas asaj lloj birre në qëndër të Havanës ky lëng I trashë, i portokalltë, me një aromë shpuese, ishte një mrekulli për mos u harruar. Aroma shpuese e lëngut të mangos do më mbetej për gjithnjë në kujtesë. Peisazhi tropikal, ku e gjelbra eshte simfoni alegrie na shfaqte hera-herës kërpudha njerëzore për shkak të sobreros,  qe leviznin pertueshëm. S’kanë shumë qejf te punojne, komentonte shoferi.

KERKO

Copyright © 2024 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search