clear

TALENTI MIZOR, DOSTOJEVSKI.

Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 

a20e6fa261f0664e2caece2111c411f6 XL

Nga Thoma Jance

 

             Tre gjigandet e romanit rus ishin bashkekohes. Ishin bashkekohes sipas datave, por vijne njeri pas tjetrit sipas logjikes se jetes; Turgenievi, vezhguesi, izolohet, madje merr arratine;Tolstoi, ndergjegjja e madhe e artistit, duhet te persihate mbi vetveten para se te zbrapset para zgjedhjeve  zemervrasese. Midis te dyve ngrihet Dostojevski, deshmitar i angazhuar, zhbirues dhe profet, qe deshiron te kuptoje , te rroke  e te lartesoje gjithcka. Cvajgu e afron me Shekspirin per aftesine e tij te perbindshme per te rrokur gjithcka ne te njejten kohe, per humnerat psikologjike qe zbulon.  Kur lexon ate, thote dikush tjeter, do te besosh se zbret ne ferr duke kuptuar se ferri ekziston se pari ne te gjalle, ne mendjet tona. Ai eshte nje talent mizor, trondites, pasqyre besnike e dyanesive te jetes, por edhe i nenshtrimit dhe deshperimit.Jeta e tij ishte e se njejtes permase tragjike sa ajo e romaneve te tij. Ai ishte nje therror i vertete i letersise. I ati, mjek i varfer e i deshperuar eshte nje tiran, koprac dhe mizor. Ne vetvete Dostojevski e ka uruar vdekjen e tij, por brejtja e ndergjegjes per kete mendim do t'a beje te vetquhet fajtor. Ky proces i rendesishem i ndergjegjes se tij qe merr permasa shoqerore do t'a beje ate artist te pameshirshem te dores se pare.

Me 1846 kur boton vepren e pare"Njerez te varfer", ne mes te nates vjen nje i panjohur, e terheq prej shtratit, e shkund, e pyet: A je i ndergjegjshem per madheshtine e vepres tende? Ishte Bjelinski, kritiku me i famshem i kohes.

Pas suksesit te pare jeteshkurter filloi mosmarreveshja e tij e gjate me Rusine, ne te cilen nje pjese te pergjegjesise fatale e ndjen edhe aristokrati Lev Tolstoj kur lexonte naten, fshehurazi se shoqes, veprat e rivalit ende te papushtetshem.

I demoralizuar, gjen vellazerim e ngrohtesi njerezore tek nje rreth , qe i quajten konspiratore. Ne castin e fundit te pushkatimit befas i lajmerohet falja. Vjen burgu, vuajtjet e ferrit, internimet.  Me t'u kthyer ne Petersburg boton "Kujtime nga shtepia e te vdekurve"(1861).Censura i ndalon gjithcka sepse askush nuk mund te pranonte realitetin dantesk. Pasi pati bere pak emer u gjend pa asnje dysh, i kredhur ne borxhe, i kercenuar nga burgu, i deshperuar. Botuesi Stellovski, nje nga kreditoret e tij i propozon kontrate qe do te jete nga me te bukurat e historise se botimit. Ai angazhohet t'i botoje ne tre vellime vepren e shkruar dhe t'i jape 3 mije rubla me kusht qe Dostojevski t'i dorezoje nje doreshkrim vitin e ardhshem. Nese nuk ia dorezon me 1 dhjetor 1866, autori humbet te gjitha te drejtat mbi veprat e tanishme dhe te ardhshme. Ai nuk ia jep 3 mije rublat e premtuara. Me kete thike ne gryke Dostojevski shkroi nje nga kryeveprat e letersise se perbotshme:" Krim e Ndeshkim". Kjo kontrate ishte nje torture, nje poshterim, nje akt nenshtrimi krenar, por edhe nje dyluftim, nje  bast i rrezikshem.         

" Te gjitha castet e jetes sime,-pohon Dostojevski,- jane mbytur nga nevoja per para. Dhe me kerkojne vepra arti pale! Une jam nje proletar i letersise, nje proletar rus, i cili dehet nga poshterimet dhe pastaj hakmerret me veprime te cmendura".

Ne moshen 45-vjecare, me nje pamje prej plakushi te vogel, nje shemti varfanjaku, por me zemer adoleshenti, perpara stenografes se tij te re, Ana  Grigorievna, nje studente 20 vjecare, ai provoi ndjenja aq te mrekullueshme tek ia zhbironte thellesite e shpirtit, dhe aq absurde tek mendonte veten, sa mezi ia pohon. Duke i treguar se kishte shkruar me mendje nje histori dashurie midis nje burri pothuaj plak dhe nje vajze te re, i kerkon t'i thote c'te beje me personazhet, t'i bashkoje apo t'i ndaje. Mjeshtri e dinte me mire, i qe pergjigjur Ana, duke i pohuar se do t'a donte gjithmone. Potenca e artit triumfoi. Por, pas kesaj fillon serish jeta e ferrit. Dostojevski zhytet serish ne brejtjet e ndergjegjes. Ana ia fal rrembimin e tij te papermbajtshem. Ajo e di se ai kerkon te gjeje tek vetja njeriun e bukur, ideal. Perpelitet e s'po mundet. Ne keto kushte shkruan "Idioti", nje zhytje marramendese ne shpirtin e shqyer njerezor, duke kaluar neper humnera te frikshme psikologjike. Lexuesi kenaqet. Autori jo. Ai vijon me ndermarrjen e stermadhe "Vellezerit Karamazov". Perpjekja arrin ne apoteozen e 8 qershorit 1880, nje vit para vdekjes, kur merr fjalen ne inagurimin e monumentit te Pushkinit. Ai ngre lart famen e poetit, por sidomos Rusine. Oratoret e tjere me kot perpiqen te flasin. Turma bertet, grate qajne duke i dhuruar lule, studentet e ngrejne ne triumf duke e quajtur "profet". Me ne fund Rusia e tij e kuptoi ate qe ia nuhati plaget ne vend, dhe ai u ngarkua te gjeje fjalen qe do t'i sjelle lumturine njerezimit, qe Pushkini e kish marre me vete ne varr.

Kete vit te fundit te jetes ai mendon se gjithcka  qe kishte shkruar nuk ishte vecse parapergatitje per vepren e vertete. Shprehej se donte te jetonte dhe te shkruante edhe nja 20 vjet. Kur ne mes te janarit i afrohet vdekja, refuzon t'a pranoje. E quante  nje prishje qejfi kalimtare sepse i mbetet shume per te bere. Dhjete ditet  e tij te fundit  mund te krahasohen vetem me te fundit te Balzakut. Nje lufte dhembe per dhembe me vdekjen me nje tension te tmerrshem e te admirueshem energjie. Befas kur te gjithe e mendonin te fundosur, gjigandi ngrihet ne kembe mbi shtrat duke bertitur se ishte profet e s'do te vdiste, duke i tmerruar te afermit. Sipas tij ishte forca e se mires qe ngrihej. Ne castin e fundit kur sillte ndermend temat torturuese te vepres se tij, ai tregonte nje kthjelltesi shembullore. Ai thote: "Ju kurre s'mund t'a merrni me mend deri ne c'pike jam torturuar nga etja per te mirebesuar dhe kjo etje rritet nga fakti i argumenteve te kundert qe me vijne ne mendje".

 

KERKO

Copyright © 2024 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search