clear

KILOMETRI 101

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

793313Maxim Osipov, i vitlindjes 1963, është shkrimtar dhe kardiolog, që ndan punën dhe përvojën e kërkimit shkencor midis Rusisë dhe SHBA-ve. I mbiquajtur Cehovi modern.Veç si kardiolog, është dhe botues i literaturës mjekësore, ku spikat libri i famshëm “Ekokardiografia”.  

    Osipov është njëri nga shkrimtarët më të njohur e të vlerësuar që ka nxjerrë Rusia viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve. 

Veprën e tij e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme, me ndershmërinë e saj të thjeshtë dhe stilin krejtësisht të veçantë si kuitesencë artistike. 
Emri tij i shtohet asaj vijës së jashtëzakonshme ruse, doktor-shkrimtar.
Ai ka fituar çmime të shumta dhe pjesët e tij teatrale shfaqen në mbarë Rusinë. 
Në vitin 2005, ndërsa punonte në spitalin rajonal në Tarusa, Maxim Osipov, si humanist vizionar, themeloi një fondacion humanitar për të siguruar mbijetesën e këtij spitali.Veprat e tij letrare janë përkthyer deri tani në më shumë se 18 gjuhë.  Aktualisht jeton në Tarusa, i njohur si qytet artistësh, pikërisht 101 kilometra nga Moska.
 
“Maxim Osipov-i përpiqet t’i japë kuptim jetës me mendjen e vetë ... dhe, mbi të gjitha, paraqet gjithçka me fjalët e veta”. Pikërisht ky “kuptim i vetë” mund edhe të duket fillimisht hermetik ose enigmatik si në rastin e Çehovit, Buninit dhe Bulgakovit. 
Por çfarë “kuptimi” konkret mund të nxjerrësh nga dëgjimi i një sinfonie ose sonate? Çfarë “mësimi” moral mund të japë një pjesë muzikore ose një vallëzim klasik apo tradicional? Dhe pikërisht muzika bën pjesë të vazhdueshme në jetën familjare të Maxim Osipov-it, në narrativën dhe në metodën krijuese të tij. Muzika është e pranishme, si konkretisht nëpër skenat dhe personazhet e përshkruar, ashtu dhe estetikisht në ngjizjen e fjalëve dhe të kuptimeve. “Tregimet e shkurtra janë pak si sonatat muzikore”, thotë edhe vetë shkrimtari.
 Çmimi 1000 lekë
 
 (....sikur pata përpara një statujë të gjallë të letërsisë së madhe ruse. Një klasik të humanizmit dhe fjalës së gdhëndur dhe modern në të njëjtën koheë. E vështroj me gotën e verës shqiptare në dorë, paksa të befasuar që ndodhet në tokën mjaft të lakmuar e luftuar të Ballkanit, beautiful land, he said) dhe ravijëzoj ëmbëlsinë e një Pushkini (tha,se duke lexuar një novelë në prozë të Pushkinit një rus mund të qajë, një lexues në gjuhë tjetër jo) ndjeshmërinë lirike të një Esenini, vuajtjen e persekutimit të një Dostojevski, sensin kirurgjikal dhe humanizmin e një mjeku si Cehovi (Çehovi i ri e kanë mbiquajtur) madhështinë e një Tolstoi, por produkt e përqëndruar i Rusisë së sotme. Th.Jance)
Nga takimi me Maxim Osipov, një nga autorët rusë më të famshëm dhe të vlerësuar të viteve të fundit, autor i shumë eseve, tregimeve,veprave teatrale, dhe romaneve.
 

 

KERKO

Copyright © 2024 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search