Aleksandër Sviagincev-jurist i njohur, shkrimtar, regjisor rus, ish-zevendesprokuror i Përgjithshëm i Rusisë, aktualisht mban postin e zëvendëspresidentit të Shoqatës Ndërkombëtare të Prokurorëve.
"Në jetë të jetëve" është një version artistik tërheqës i ngjarjeve historike të zhvilluara para më shumë,se 70 vitesh. Procesi i Nurenbergut është gjyqi ndërkombëtar i ish-drejtuesve të Gjermanisë së Hitlerit.
"Në jetë të jeteve" është libri i parë i autorit i përkthyer në gjuhën shqipe.
...
Në Nyrenbergun e llahtarshëm të pasluftës pritej të fillonte punën Procesi Gjyqësor i jashtëzakonshëm, i paparë në histori, i krerëve të Rajhut të rrëzuar. Në këtë qytet kundërzbulimi në fshehtësi lufton kundër atyre që përpiqen me çdo mënyrë ta pengojnë dhënien e dënimit të merituar që pritej nga e gjithë bota.
Në faqet e romanit, përveç akuzuesve kryesorë: Roman Rudenkos të Bashkimit Sovjetik dhe Robert Xheksonit të Shteteve të Bashkuara, - lexuesi do të njihet dhe me shumë personazhe reale historike, me krerët e Rajhut të Tretë, me yjet e kinemasë së asaj kohe, me Stalinin dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt Molotovin, Berian e Vishinskin...
Në themel të romanit janë vendosur fakte deri më sot të panjohura, të cilat autori, që i ka kushtuar studimit të Procesit të Nyrenbergut shumë vite të jetës së tij, i ka vjelë nga pjesëmarrësit dhe dëshmitarët.
Botimet "Fenix"
Cmimi 1500 leke