clear

S’do te lejojme nje tjeter ‘97 Nga Marsela Koçi

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

 

Politika shqiptare s’mund ta marrë popullin nëpër këmbë. Të marrim në dorë fatin tonë.

     Ne keto dite nga Shqiperia arrijne lajme qe askush s’do te deshironte te degjonte per vendin e tij. Imazhet qe te sjellin ndermend rremujat e viteve ‘90 apo mos qofsha shume brutale te vitit ‘97 s’do te donte kurre asnje shqiptar t’i risillte ne kujtesen e tij. Protestojne pa perkujdesje, ashtu si do t’i kishte hije nje grupi shoqeror apo nje partie qe quhet demokrate. Protestojne me zhurme te medhe, me ulerima me gaz lotesjellesh me gure me zjarre me oshetime me te plagosur e me te rrahur. Po nuk plagosen ata qe drejtojne protestat dhe qe e quajne veten demokrat. Ne Shqiperi protestohet kunder nje pakenaqesie te pergjithshme qe tashme mbjell panik e frike ne popullin shqiptar. Perdor fjalen panik, per mos te thene terror, pasi kaq shume te nenshtruar e te çoroditur nuk i kam pare shqiptaret nga nje parti e nje pushtet qe e quan veten te majte. Ne Shqiperi protestohet sepse Shqiperia eshte kthyer ne nje burg ne qiell te hapur, siç permend ne nje nga postimet e tij nje nga njerezit me te zgjuar e te pergatitur mbi çeshtjen politike shqiptare, Profesor Shenasi Rama SHQIPERIA: NJE BURG GJIGAND “Ne shtetin e ashtuquajtur shqiptar ka: 1. 6.800 te punesuar si ushtarake, oficere, e nenoficere 2. 3.560 te punesuar si guardiane. E natyrisht asnje kriminel nga pjestaret e parise nuk shkon ne burg!!! Edhe kjo eshte nje teme qe duhet me e diskutue pak me shume e me gjere sepse shumica e atyre qe shkojne ne burg jane te mjeret dhe te varferit, te pazotet dhe te pambrojturit. Nuk flet njeri per Fullanin dhe te tjeret qe demshperblehen me 400000 dollare. asnje nuk shkon ne burg. ne burg shkon fakir-fukaraja.

 

Perndjekja e te varferve, dhe mbrojtja e pasanikeve oligarke, eshte edhe shenja me e qarte e sistemit kriminal” Denoncimi duhet bete sistematikisht dhe pa nderprerje. kjo eshte edhe puna e opozites qe nuk gjendet kund dhe qe duhet rikrijuar nga fillimi per te luftuar oligarkine kriminale te Tiranes. sepse edhe ata qe shiten si opozite jane pjese e oligarkise kriminale. Ne nje vënd me 2 milion banore ku me shume se gjysma jane pleq qe shkojne e vizitojne familiaret e tyre neper burgjet famekeqe te Shqipërisë. Te etur per fondet e BÈ dhe ne emer te reformave u mbushen xhepat qeveritareve dhe nenpunesve te tyre qe po ti pyesesh me radhe dalin te gjithe miq e kusherinj. I ndane postet e punet akoma pa fituar zgjedhjet LSI dhe PS te gjithe ata qe do te punesoheshin e dinin se ku dhe kur. I harro i LSI-ja e riperteritur tashme qe serish aty ne mes kerkon t’i bashkohet demokrateve kur vite me pare ndihmoi te hipte ne pushtet te majtet. Cilat jane fytyrat e verteta te atyre qe na komandojne dhe atyre qe protestojne a mos valle jane te njejtet me maske e emra te ndryshem? Ndoshta jo, Ndoshta Po, nje diçka eshte e sigurte se te dyja apo te treja kane bere dhe vazhdojne te aplikojne te njejten politik te zhvatjes se popullit. Shqiptar, te zhvatjes se Shqipërisë. Po mjeket ne Shqiperi a i keni takuar ndonjehere? Pacientet i kane si mish per te nxjerre leke me cfaredo lloj diagnoze te gjithe ne Shqiperi vuajne nga diçka dhe mund te sherohen vetem nese shkojne ne spitalet private qe qendrojne me ironi prane atyre shteteroreve ku thuhet se duhet te financohet me shume e duhet luftuar korrupsioni po ku mjeku e ben punen me me pa deshire se sa kur ndodhet ne kliniken private nga ku paguhet me shume e ku makinerite jane me moderne Po, sepse ato jane per borgjezet qe s’mund te kurohen njesoj si te tjeret. Edhe ç’eshte me e bukura se ato makineri ishin dhuruar per spitalet shteterore e marre e shitur te privati e zevendesuar me ato te kualitetit me skarso. E pra nje nga kastat me te korruptuara dhe Armike e popullit shqiptar Sot Eshte ajo e mjekeve te cilet nese do ta benin punen e tyre me pasion e perkushtim si normal duhet te jete puna e nje mjeku nuk do te detyronin me mijera shqiptare te shkonin neper spitalet e Italise e te kuroheshin ku me leje apo pa leje, pyesni ndermjetesit kulturor si mua se me sa perballem çdo dite neper dyert e spitaleve. Ku eshte Shqiperia e ketyre 30 viteve demokraci qe detyron femijet te largohen nga shtepia, qe detyrojne prinderit te çojne neper qendrat e imigrimit ne Itali e ti lene femijet e tyre ne moshe jo madhore neper komunitetet e Italise aty ku shpresojne qe jeta e tyre te marri nje drejtim, te bejne nje shkolle apo te fillojne nje pune per te ndihmuar veten, te jane nje kore buke qe edhe ate ne shtepi se Kane sepse shumica e tyre sidomos nga rrethet e largeta malore jeton me shpresen se do te korri dicka nga Toka, se do te vije rruga deri te fshati i tyre per t’i çfare ne shkolle, se asistenca e shtetit per jetimet s’do te jetee vetem 30 mije leke ne muaj. Kur do te mbarojne korrupsionet dhe aferet neper ambasadat apo konsullatat shqiptare. Njerez qe paguajne miliona per t’u bere Konsuj e trasformuar ne vogla te qeveritareve shqiptar qe bashkepunojne vetem me ata me te cilet ndajne fitimet ne emrin e shqiptareve me njerez te gallavitur me pushtetin qe hiqen si te formuar Por as dy klase nuk i kane mbaruar keta jane klasa me e degjeneruar e sistemit, lepiresit qe I veshin eproret e tyre me lajka e pushtet neper social e neper miq qe te ndihen sa me te fuqishem. Per te mos folur per kanalet televizive e programet mbushur me bijte e me bijat, mbesat Edhe niperit e pushtetareve ku ftojne te flasin njeri tjetrin dhe I japin rendesi imazhit shembuj te nje jete boshe pa vlera qe i lene vendin vetem etjes per konkurrenc nder te rinj ku ai qe do fitoje Eshte gjithmone i caktuar me rakomandime nga lart. Shqiperia e mjere mbeti gjithe jeten ne proteste gjithe jeten duke nderruar e pare te njejtat fytyra me nje popull tashme te shkaterruar, nje popull te mbytur ne borxhe nga Europa qe nje dite do ti veje tyten te koka per te kthyer mbrapsht miliardat qe keta pushtetare ne emer te tranzicionit demokratike kane futur neper xhepa ne emer te perfshirjes ne BÈ ne te cilen tashme shqiptaret s’kane nevoje qe te hyjne e te bejne pjese pasi gjithsecili nga ta e ka dike ne Europ Dhe ja Sot ja neser do te mundet te shkoje atje. Shqiperia u shkaterrua nga pushtetare gjakpirese vampire te padhunuar, shites te Nderit te Kombit, te pasurise natyrore dhe njerezore trasformues te nje Shoqerie qe ska me shprese ne token e vete! Lufte deri ne fund kunder atyre qe duan ta kthejne Shqiperine ne burg edhe me gjigand. sepse burgu eshte nje hapesire nga e cila as nuk mund te ikesh dhe ne te cilen je i mbajtur me zor. e gjithsesi, edhe per vete ata kane ngritur nje burg ari. edhe pse per shqiptaret kane ngritur nje kamp perqendrimi.

KERKO

Copyright © 2024 FENIXPOST, developed by AgoràFutura.Net - All rights reserved.

Search